LAJMI I FUNDIT:

Reagon AAK për mbylljen e zyrës në Prizren: Haskuka do të shkojë, por do të mbetet turpi që e lë pas vetes

Reagon AAK për mbylljen e zyrës në Prizren: Haskuka do të shkojë, por do të mbetet turpi që e lë pas vetes

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar për mbylljen e zyrës në Prizren.

Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, AAK  ka theksuar se pushteti i Haskukës ka mbyllur zyrën e Aleancës në Prizren në mënyrë arbitrare si dhe pa prezantuar fletë poseduese.

“Në mënyrë arbitrare dhe pa prezantuar fletë poseduese, Aleanca u dëbua nga zyrat në Prizren. Në këtë mënyrë pushteti i Haskukës, që është në muajt e fundit të tij, po provon që me represale të ndalojë zërin e opozitës”,  thuhet në njoftimin e AAK-së.


Më pas, thuhet se kjo mënyrë e sjelljes së kryetarit të komunës, që ngjason me metodat moniste, assesi nuk do ta tremb Aleancën që të paraqes realitetin e qeverisjes së VV-së me Prizrenin, e që kryefjala e saj është: Dështim i plotë.

Në Prizren nis largimi i partive politike nga pronat e komunës
Lexo po ashtu Në Prizren nis largimi i partive politike nga pronat e komunës

“Duke qenë se Aleanca respekton institucionet, edhe pse të njëjtat nuk kanë ofruar dokumentacion të mjaftueshëm, ne kemi lëshuar zyrat, ndërsa shumë shpejt do të vendosemi në hapësira të tjera”, thuhet tutje, duke shtuar se AAK-ja do të ankohet për këtë veprim arbitrar, sepse janë të bindur që drejtësia është në anën e tyre.

“Haskuka do të shkojë, por do të mbetet turpi që e lë pas vetes”, thekson AAK-ja.

Ndërsa sipas një njoftimi për media thuhet se edhe Ilir Baldedaj, shef i Grupit të asambleistëve të Aleancës në KK Prizren, është shprehur se këto zyre nuk janë pronë e Komunës, por që e kanë respektuar vendimin.

“Kjo nuk është pronë  e komunës, por ne e kemi respektuar vendimin dhe e kemi liruar zyrën. Për procedurat tjera do të shihemi në gjykatë”, tha Baldedaj, duke theksuar se kanë tentuar të kenë një marrëveshje me Komunën, por se ky ka qenë një vendim i prerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori