Pas përfundimit të numërimit të votave dhe fitores së Përparim Ramës nga LDK, kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Hajrulla Çeku, ka reaguar duke falënderuar qytetarët dhe ekipin e tij.

Në një deklaratë për media, Çeku tha se fushata dhe takimet me qytetarët kanë qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe falënderoi secilin për përpjekjen dhe besimin.


Ai gjithashtu uron Ramën për fitoren dhe shpreh gatishmërinë për të vazhduar të shërbejë Prishtinën nga pozita e opozitës në Kuvendin Komunal.

“Rrugëtimi ynë për një Prishtinë më të mirë vazhdon, me të njëjtin besim dhe dashuri për qytetin tonë,” tha Çeku, duke theksuar se si Lëvizje VETËVENDOSJE! do të qëndrojnë afër qytetarëve dhe do të monitorojnë secilin hap të qeverisjes së ardhshme.

Ai gjithashtu falënderoi ekipin, aktivistët dhe vullnetarët për përkushtimin dhe punën gjatë gjithë fushatës. /Telegrafi/