Reagimi i gazetares kur Kevin Lee e rrëzoi Gregor Gillespien në UFC, tregon më së miri sa brutal ishe nokauti
Ylli i UFC-së në kategorinë e lehtë, Gregor Gillespie, përjetoi tronditje të shtunën mbrëma në New York kur u nokautua nga Kevin Lee, saqë në momentin e rrëzimit u shokua edhe gazetarja Megan Olivi që ndodhej pranë tetëkëndëshit.
Lee e shkaktoi nokautin e vitit në Madison Square Garden me një goditje me këmbë duke e nënshtruar të pamposhturin Gillespie që në raundin e parë.
Me goditjen e tij me këmbën lartë, Lee e përplasi kundërshtarin në rrjetën e kafazit dhe rrëzimi i tij ishte me gjithë trupin.
Prandaj, në momentin e rrëzimit, gazetarja Olivi u frikësua shumë, ndërsa reagimi i saj është xhiruar nga kamerat dhe është shpërndarë në rrjetet sociale.
"Isha duke shikuar në monitor, ndërsa pastaj Gregor u nokautua tri metra para meje dhe po, u shokova", ka shkruar gazetarja në Twitter. /Telegrafi/































