Reagimi epik i Marcelos pas paraqitjes së jashtëzakonshme të Alphonso Davies kundër Barcelonës

Marcelo i Real Madridut ka reaguar në Instagram për performancën ‘joreale’ të Alphonso Davies kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, ku mbrojtësi bëri njërin nga depërtimet dhe asistimet më të mira të sezonit.
Mbrojtësi i majtë i Bayern Munich, Alphonso Davies pati një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Barcelonës në fitoren e ekipit të tije 8-2 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Davis dominoi plotësisht krahun e tij kundër Barcelonës në ndeshjen çerekfinale, duke mbrojtur dhe sulmuar mirë, por edhe duke depërtuar dhe asistuar.
19-vjeçari bëri njërin nga depërtimet më të mira të sezonit, ku dribloi tre lojtarë të Barcelonës për të asistuar në fund për një gol të lehtë për Joshua Kimmich.
Marcelo i Real Madridit tregoi shumë respekt dhe dha lëdata për kanadezin në Instagram duke thënë se Davies i sjell gëzim në sytë e tij.









































