Ronald Araújo është bërë pjesë e një momenti të pazakontë, kur gjatë një ndalese për të përshëndetur tifozët, i kaloi aksidentalisht me makinë mbi këmbë një mbështetësi.

Videoja u shpërnda fillimisht në Reddit nga një tifoz, i cili e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Reagimi qesharak i Araujos ndaj një fansi që nuk mundi ta përmbante entuziazmin”.


Mirëpo, komentet e mëvonshme treguan një tjetër version të ngjarjes.

Një nga komentuesit shkroi: "Më shkele mbi këmbë me veturë. Nuk ishte emocion, ishte dhimbje".

Ndërkohë, një tjetër komentoi me ironi: "Ai tifoz ishte shumë i entuziazmuar që Araujo po i kalonte me veturë mbi këmbë".

Megjithëse incidenti rezultoi të mos kishte pasoja të rënda, ai u bë viral në rrjetet sociale, duke nxitur komente dhe reagime të shumta – nga shqetësimi deri te humori. /Telegrafi/

telegrafi sport app