Qeveria e Kosovës po përballet më “kërcënime” pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lejon rritjen e pagës për zyrtarët qeveritarë, nga e cila përfitojnë rritje të pagës edhe gjykatësit e prokurorët.
Përveç, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, që kërkoi gjatë ditës ngritje të pagës edhe kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Mursel Zymberi në një deklaratë për Kallxo.com tha se do të futen në grevë sepse “Qeveria s’po merr vesh”.
“Unë do të ftoj grevë dhe besoj që edhe Kuvendi i Sindikatës ka me përkrahë këtë mendim dhe qëndrim të kryesisë, që me u fut në grevë shërbyesit civilë sepse Qeveria nuk merr vesh pa presione të caktume”, tha Zymberi.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos bëjë diskriminim ndaj shërbyesve civilë, duke shtuar se ekzekutivi e ka “okupuar” shërbimin civil të Kosovës.
“Unë si kryetar do të reagoj me gjithë fuqinë time dhe do të kërkoj nga Qeveria që të mos bëjë segregacion sepse edhe mbrëmë u pa, që ministri i Shëndetësisë i ngriti mëditjet dhe pagesat për kujdestari për stafin e kujdestarisë, edhe ne në stafin e shërbimit civil kemi kujdestarë dhe kemi rrezikshmëri, por askush s’merr. Le të deklaron Qeveria që e ka kap shërbimin civil, e ka okopu dhe ne ta dimë se çka me bo”, tha në mes tjerash kryesindikalisti Zymberi.
Haradinaj sot gjatë ditës e vlerësoi si të drejtë kërkesën e BSPK-së, duke thënë se çështja e pagave do të rregullohet me ligjin e pagave dhe se do të ketë nivelizim të pagave.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në Facebook se Haradinaj nuk e ka zbatuar Ligjin e pagave të nëpunësve civilë për ngritje të pagës.
“Kryeministri i Kosovës është kujdesur që të dyfishojë pagat për anëtarët e kabinetit të tij, por jo edhe për të zbatuar nenin 18 të ligjit të pagave të nëpunësve civil. Ky nen thekson se për çdo vit të përvojës së punës, nëpunësit civil gëzojnë rritje të pagës bazë prej 0.5%. Për vitin 2018, ky nen është dashur të zbatohet nga data 1 prill 2018, por kjo nuk ka ndodhur”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rokas: Ekonomia e gjelbër është një motor që nxit progresin dhe nxit zhvillimin e vendit
Dhunonte vazhdimisht gruan e tij në sy të fëmijës së mitur, arrestohet 65-vjeçari në Shkodër
Mickoski: Vizita në SHBA ishte e dobishme, duhet të paraqesim më shumë argumente për çështjen maqedonase
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë