Për herë të dytë Bad News Eagles mposhtën ekipin FaZe, dhe ja siguruan vetes pjesëmarrjen në BLAST Paris Major.

Ekipi FaZe renditen në vendin e dytë në ranglistën botërore, dhe së fundmi ishin fitues të turneut ESL Pro League, dhe të Intel Grand Slam me vlerë 1 milion dollarë.


Por siç duket përballja me ekipin shqiptar nuk është aspak e lehtë për ekipin FaZe, pasi ky është Majori i dytë që pësojnë humbje nga ta.

Herën e parë në Brazil, dhe tani në RMR që po mbahet në Kopenhagë, Bad News Eagles mposhtën ekipin FaZe.

Nuk kanë munguar as reagimet e lojtarëve të ekipit shqiptar pas kësaj fitoreje shumë të rëndësishme ndaj një ekipi siç është FaZe.

Flatron “juanflatroo” Halimi: “E pabesueshme, 2-0 kundër FaZe , edhe një tjetër Major për ne, faleminderit Zot”.

Genc “gxx-“ Kolgeci: “2-0 ndaj FaZe, u kualifikuam për Majorin e fundit të CS:GO-s, jam shumë krenar për ekipin tim”.

Dionis “sinnopsyy” Budeci: “E bëmë përsëri… 2:0 ndaj FaZe, shumë krenar për paraqitjen tonë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Shumë dashuri. Përpara Bad News Eagles”.

Rigon “rigoN” Gashi: “Faleminderit Zotit, 2-0 ndaj FaZeClan, besoja në këtë”.

Sener “SENER1” Mahmuti: “Paris”. /Telegrafi/

telegrafi sport app