LAJMI I FUNDIT:

RDM inkurajon qytetarët kundër ndotjes nga xeheroret

RDM inkurajon qytetarët kundër ndotjes nga xeheroret

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) sot përmes një kumtese inkurajon qytetarët që të vazhdojnë luftën me referendumet në Vallandovë, Bosilovë, Novo Sellë dhe komunat tjera në të cilat është planifikuar ose kanë filluar xeheroret. Sipas tyre ata paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve dhe ambientin jetësor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas RDM-së, vullneti i qytetarëve duhet të respektohet, së bashku me të drejtën e tyre për jetë të shëndetëshme që garantohet me Kushtetutë.


“Koncesionet e dëmshme për xeheroret mund të ndërpriten, mbi batën e mos respektimit të një pjese të marrëveshjes nga ana e koncesionerëve. Në rastet me koncesionerët e huaj të dëmshëm, ata duhet t’i paguajnë edhe dëmshpërblim shtetit tonë”, thonë nga RDM.

Kjo parti paralajmëron hapjen e disa debateve me temë për ndotjen nga xeheroret, e që do të kërkojnë ndihmë edhe nga partitë tjera evropiane./Telegrafi/