LAJMI I FUNDIT:

RDK: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe nuk e cënon Maqedoninë, por përkundrazi, e forcon edhe më shumë

RDK: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe nuk e cënon Maqedoninë, por përkundrazi, e forcon edhe më shumë

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se ”situata në vend është mjaftë serioze dhe delikate dhe nuk duhet në asnjë mënyrë lejuar që kjo situatë të del jasht kontrollit. Kjo situatë kërkon maturi të lartë veprimi, dhe ne besojmë fuqishëm se vendi ynë ka kapacitet të dëshmojë pjekuri të lartë që mos të bie pre e provokimeve dhe manipulimeve me emocionet e tyre nga ana e disa grupacioneve destruktive që edhe më tutje tentojnë të strehohen në emër të patriotizmit të rrejshëm.”

Rilindja Demokratike Kombëtare fton popullatën maqedonase ”që mos të bien pre e manipulimit me emocionet e tyre nga ana e disa grupacioneve destruktive që sërrisht tentojnë të strehohen në emër të patriotizmit të rrejshëm. Ne besojmë, se popullata maqedonase e ka të freskët memorien e viteve 90-ta, ku grupacione të njejta destruktive protestonin kundër Akademisë Pedagogjike, ndërsa tani janë dëshmitarë të disa universiteteve në gjuhën shqipe, ndërsa Maqedonia vazhdon të jetë e pa cënuar edhe sot e kësaj dite. Manipulimi identik, nga grupacioni i njejt destruktiv, se gjoja zyrtarizimi i gjuhës shqipe do të cënojë Maqedoninë, nuk është asgjë tjetër përpos manipulim me emocionet e popullatës, e ngjajshme si ajo me Akademinë Pedagogjike. Popullata maqedonase duhet t’i izoloj këta grupacione destruktive sepse nesër do të turpërohen nga vetja e tyre, dhe do të turpërojnë edhe fëmijët e tyre se si kanë ra pre e këtyre manipulimeve, sa për të strehuar këto grupacione destruktive. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe nuk e cënon Maqedoninë, por përkundrazi, e forcon edhe më shumë me gjith koloritin kulturorë dhe gjuhësorë që posedon shteti.

Rilindja Demokratike Kombëtare fton të gjith njerëzit e vullnetit të mirë që mos të bien pre e këtyre grupacioneve destruktive sepse këto grupe nuk kanë etnitet, dhe se qëllimi i tyre nuk është asgjë tjetër përpos strehimit në kuadër të patriotizmit. Këto grupacione luftojnë kundër partisë së tyre, shtetit, por edhe vet popullit të tyre, dhe prandaj këta duhet izoluar nga të gjith ne. Ka ardhur koha që shteti të pranojë dobësitë dhe përparësitë reale, me qëllim që të fillojmë një ndërtim të ri natyral të zhvillimit të shtetit,”, thuhet mes tjerash në kumtesën e kësaj partie politike./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Lajme

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Politikë
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Lajme
Kalo në kategori