LAJMI I FUNDIT:

RB Leipzig fiton garën me skuadrat e mëdha për mbrojtësin Raum, Angleino tani mund të shitet

RB Leipzig fiton garën me skuadrat e mëdha për mbrojtësin Raum, Angleino tani mund të shitet

David Raum është një futbollist i ri i RB Leipzig, edhe pse duhet të pritur për tu bërë zyrtarizimi nga klubi gjerman.

Skuadra gjermane ka arritur ta fitoj garën për Raum me disa ekipe të mëdha që ishin në garë për të.

Mbrojtësi i majtë kishte shkëlqyer edicionin e kaluar me Hoffenheim, ku në 32 ndeshje zyrtare ka shënuar edhe tre gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë.


Borussia Dortmund, Manchester City, Juventus dhe Bayern Munich ishin interesuar për transferimin e tij, por në fund Leipzig e ka fituar garën.

Mediat gjermane kanë raportuar se transferimi i Raum te Leipzig pritet të kompletohet gjatë kësaj jave për shumën e 25 milionë eurove.

24-vjeçarin e pret një kontratë pesë vjeçare me Leipzig deri në verën e vitit 2027.

Kësisoj e ardhmja e anësorit spanjoll Angelino mbetet në pikëpyetje, pasi ai mund të nxirret në shitje gjatë kësaj vere.

Më parë për Agelinon interesim kanë shfaqur Inter, Juventus e Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori