RB Leipzig dëshiron të emërojë Thierry Henry si trajner të ri, Klopp ka dhënë dritën e gjelbër

Këtë verë, RB Leipzig do të ketë patjetër një trajner të ri dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur për një kandidat, që për shumë kë është papritur. Sipas Le JDD, RB Leipzig dëshiron legjendarin Thierry Henry në ekip, futbollist i cili ka luajtur për Red Bull, por në MLS. Drejtuesit sportivë të "demave", ku në krye është Jurgen Klopp, besojnë se karakteristikat dhe stili i punës së Henryt janë një përshtatje e përkryer për ekipin.

Sipas këtij mediumi, RB Leipzig tashmë ka bërë kontakte fillestare me Henry, por është shumë herët për të diskutuar për ndonjë marrëveshje specifike.
Pozicioni i fundit si trajner i Henryt ishte me ekipet franceze të të rinjve dhe olimpik. Në nivel klubesh, ish-sulmuesi ka drejtuar vetëm Montrealin dhe Monacon. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































