Razer ka përgatitur një kombinim altoparlanti dhe jastëku për lojtarët

Kompania Razer ka përfshirë në ofertën e saj altoparlantin unik Clio, i cili vendoset mbi mbështetësen e kokës në karrigen e video-lojërave dhe njëkohësisht shërben si jastëk për kokën.
Ky aksesor bazohet në një dizajn konceptual nga viti 2023, dhe Razer premton "zë i ngjashëm me kufjet, por pa kufizimet që sjell mbajtja e tyre".
Për këtë qëllim, altoparlanti është i pajisur me teknologjinë THX për tingull hapësinor dhe përdor dy “draware” 43-milimetërshe me gamë të gjerë. Këto ‘draware’ janë të pozicionuara në kënd të tillë që “drejtohen” drejt veshëve, për të ofruar një “përvojë dëgjimi intime”.
Clio funksionon në mënyrë të pavarur, por mund të lidhet me pajisje të tjera audio për një përvojë edhe më të plotë. Nga Razer thonë se ai punon shumë mirë kur përdoret bashkë me altoparlantët ekzistues të përparmë. Kjo mundëson tingull rrethues 5.1, ndërsa Clio vepron si altoparlanti i pasmë.
Lidhet në mënyrë pa tela dhe përdor softuerin Razer HyperSpeed për të minimizuar vonesat. Gjithashtu, është i pajtueshëm me Bluetooth, çka e bën të përdorshëm me pajisje Android dhe iOS. Bateria zgjat rreth 14 orë me një karikim të vetëm, por nuk vjen me kabllo USB-C në paketim.
Sa i përket pjesës së jastëkut, Clio krenohet me shkumë memorie që “mbështet kokën dhe qafën për një përvojë të rehatshme përdorimi”.
Ka gjithashtu rripa najloni për rregullim dhe është i përshtatshëm me shumicën e karrigeve për lojtarët me mbështetëse të lartë.
Razer Clio kushton 230 dollarë. /Telegrafi/








































