Raye mahnit me paraqitjen në rroba banje, teksa njofton këngën e re

Këngëtarja britanike, Raye, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një foto sensuale në rroba banje të zeza, ndërsa paralajmëroi publikimin e këngës së saj të re “Winter Woman”.
Në një mesazh emocional për fansat, ajo foli për presionet e industrisë së muzikës dhe për një kapitull të vështirë personal që po kalon. “Ndjenjat e dhimbshme sjellin muzikë të mirë,” shkroi ajo, duke shtuar se albumi i ri po merr formë.
Krahas njoftimit, Raye publikoi edhe disa imazhe nga skena dhe momente të ngrohta me familjen, si dhe një paraqitje elegante me një korse saten dhe fund me pupla, shkruan DailyMail.
Kjo vjen në një kohë kur po qarkullojnë thashetheme për një lidhje mes saj dhe pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton.
Gjatë një koncerti në Silverstone, Lewis u pa duke e ndjekur nga afër performancën e saj dhe e lavdëroi publikisht: “Ishte fantastike ta shihje Raye në skenë. Një koncert i jashtëzakonshëm".
Burime pranë eventit thanë se ai qëndroi gjatë gjithë kohës pranë skenës dhe nuk i hiqte sytë nga këngëtarja, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një romancë në zhvillim.
Edhe pse asnjëri nuk e ka konfirmuar lidhjen, burime të ndryshme pretendojnë se dyshja kanë kaluar nga miq në partnerë të mundshëm. /Telegrafi/






















































