Gjykata Penale në Shkup sot ka shqiptuar dënimet për rastin “TNT”, konkretisht rrënimin e objektit “Kosmos” të afaristit Fijat Canovski.
Në bazë të vendimit, fajtorë u shpallën, ish-kryeministri i vendit Nikolla Gruevski, ish kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski, ish-ministri i transportit Mile Janakieski si dhe Elizabeta Najdovska.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me nëntë vitë burgim, Toni Trajkovski me katër vite burgim, Elizabeta Najdovska poashtu u dënua me katër vite burgim si dhe Mile Janakieski me tre vite heqje lirie.
Gjithashtu, u kërkua nga palët e përfshira në proces që të gjithë bashkarisht të paguajne dhe dëmin e shkaktuar ndaj afaristit Canovski, në vlerë totale prej mbi 11 milion eurove.