LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Snowden” në këndvështrimin e Oliver Stone (Video)

Rasti “Snowden” në këndvështrimin e Oliver Stone (Video)

Oliver Stone ka qenë gjithmonë një regjisor që ka preferuar të shkojë kundër rrymës me filmat e tij, por kurrë më parë nuk kishte shpërthyer kundër Hollywoodit, studiove të tij dhe drejtuesve.

Këtë e bëri ditët e fundit, pasi kompanitë kinematografike refuzuan të shpërndanin në sallat e tyre filmin e tij të fundit “Snowden”, të cilit i ka ardhur në ndihmë shtëpia e pavarur “Open Road Films”, e cila do ta transmetojë më 16 shtator.

Filmi flet natyrisht për Edward Snowden, ish-funksionari i NSA-së, i cili i ekspozoi mbarë botës aferën e përgjimeve të administratës amerikane.


Në këndvështrimin e Stone, është pikërisht kjo administratë që nuk do që të transmetohet filmi, për të cilin ai thotë pa ngurrim se nuk është për budallenjtë dhe injorantët.

“Duhet ta dëgjosh dhe ta ndjekësh me vëmendje, nuk është për spektatorët që hutohen, apo janë sipërfaqësorë dhe injorantë”, thotë Stone në një intervistë për La Repubblica.

“Është një mrekulli që në fund kemi arritur ta shesim, sepse askush nuk donte ta prekte këtë temë. Por ia dolëm mbanë, e vërteta në fund triumfon”, vijon regjisori.

Stone, i cili e takoi disa herë Snowden në Rusi përpara se të xhironte filmin, thotë se ish-agjenti i NSA-së e ka të pamundur kthimin në atdhe dhe për këtë ai “vjell vrer” ndaj administratës Obama.

“Nuk ka mundësi që të kthehet. Nuk mund të ketë një proces të drejtë e të barabartë. Siguria Kombëtare dhe Pentagoni janë mbi të gjithë e mbi gjithçka. Obama nga ana tjetër ka qenë shumë i ashpër ndaj tij. Edhe filmi im nuk mund t’i ndryshojë gjërat. Qeveria është e pamposhtur, nuk është fare humane. A e patë çfarë i bëri Chelsea Manning (oficeri që i kalonte informacionet Wikileaks)? 35 vjet burg! Më kanë ardhur në majë të hundës të gjitha këto”, thotë Stone.

Kritikat e tij shkojnë edhe më tej kur bëhet fjalë për terrorizmin.

“Rusët po që janë të aftë të luftojnë terrorizmin dhe mund të na mësojnë shumë gjëra. Ne ta shpifim në luftën kundër terrorizmit. Ka bërë më shumë Rusia në 3 muaj kundër ISIS sesa ne në 3 vjet. Amerika nuk ka bërë asgjë, sepse ne nuk kemi një strategji të qartë dhe donim vetëm të rrëzonim Assad, që nuk është fare puna jonë, sikurse nuk janë ndryshimet e regjimeve në Lindjen e Mesme”, thotë Stone.

Sipas tij, zgjedhja presidente e Hillary Clinton nuk ka gjasa ta ndryshojë situatën, por zgjedhja e Trump do të ishte akoma më keq.

“Do të vdisnin më shumë njerëz, jashtë dhe brenda vendit. do të ishte një çmenduri”, thotë Stone. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Magazina
Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Magazina
Kalo në kategori