LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Pronto”: Grabovci, Beqaj, Pajaziti dhe të tjerët lirohen nga akuza

Rasti “Pronto”: Grabovci, Beqaj, Pajaziti dhe të tjerët lirohen nga akuza

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin për rastin “Pronto” ku ishin të përfshirë zyrtarë të lart të PDK-së, si Adem Grabovci, Zenun Pajaziti dhe Besim Beqaj dhe të tjerë.

Gjykata bëri të ditur se të gjithë të akuzuarit në rastin “Pronto” të lirohen nga akuza.

Kryetari i trupit gjykues gjykatësi Shashivar Hoti, ka bërë të ditur vendimin, duke sqaruar se për Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin dhe 8 të akuzuarit e tjerë nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar.


“Trupi Gjykues mori vendim në emër të popullit që të akuzuarit të lirohen nga akuza për veprat penale të cilat janë akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, sepse nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer vepër penale për të cilën akuzohen”, tha Shasivar Hoti.

Ata akuzoheshin se gjatë muajit tetor, nëntor e dhjetor të vitit 2011 kishin emëruar në mënyrë të kundërligjshme në pozita udhëheqëse njerëz të afërt të tyre ose me partinë e tyre në ndërmarrjet publike “Trainkos”, “Infrakos”, “Hidro-Drini”, “Radoniqi-Dukagjini”, etj.

Pasi Prokuroria kishte ngritur aktakuzën për përgjimet ‘’Pronto’, gjykimi kishte filluar me 1 tetor 2018, ndërsa me 15 nëntor Grabovci, Beqaj, Pajaziti e 8 të akuzuarit e tjerë ishin deklaruar të pafajshëm.

Gjykimi në rastin e njohur si “Pronto” përfundoi me 12 seanca gjyqësore pas 455 ditësh ose 1 viti e 2 muaj e 29 ditë, pas ngritjes së aktakuzës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori