LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Monstra”: Arrestohen në Kosovë Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri

Rasti “Monstra”: Arrestohen në Kosovë Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri

Televizioni maqedonas SITEL duke u bazuar në burime të veta mëson se sonte rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy të arratisurit nga rasti "Monstra", Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri. Dy personat akuzohen për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovcës që ndodhi vitin e kaluar më 12 prill.

Vetëm disa javë pas kësaj vrasjeje, Ministria e Brendshme zbatoi aksionin policor "Monstra" me ç’rast u vunë në pranga rreth 20 persona nën akuzën se kanë qenë të përfshirë në aktin makabër.

Përpos kësaj ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska, në atë kohë pati akuzuar se të akuzuarit janë edhe islamikë radikalë, akuza që më pas u dëshmua se nuk kanë kurrfarë baze, transmeton Zhurnal.

Në fund, akuza për vrasje dhe terrorizëm i rëndoi Agim Ismailoviqin, Fejzi Azirin, Rami Sejdiun, Haki Haziri që ndodhen në paraburgim dhe Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët deri më sot gjendeshin në arrati.


Ndërkohë, pala mbrojtëse prej disa muajsh ofron prova se bëhet fjalë për proces të montuar pasi prokuroria aktakuzën e ka ngritur në bazë të përgjimit të telefonave celularë.

Sipas mbrojtjes, provat në fjalë nuk japin as edhe një dëshmi mbi përfshirjen e të akuzuarve në këtë vepër ngase bisedat e përgjuara telefonike janë zhvilluar mes anëtarëve të familjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori