Rasti i fundit i humbjes së vëllait të Gjestit në moshën 15-vjeçare ka tronditur opinionin publik.

Në varrim morën pjesë shumë njerëz, por vëmendjen e mori fakti që disa prej tyre regjistronin ceremoninë me telefona dhe kamera, gjë që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.


Mes reagimeve të shumta, aktorja Gresa Gashi dha një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e njerëzillëkut dhe pranisë për të tjerët në momente dhimbjeje.

Foto: TikTok

Ajo kritikoi tendencën e shoqërisë për të dokumentuar çdo moment, duke harruar thelbin e përjetimit dhe mbështetjes emocionale.

Në një fjalim të gjatë dhe të ndjerë, Gresa ndau mendimet e saj për jetën, kujdesin ndaj të tjerëve dhe rëndësinë e pranisë njerëzore në çaste të vështira.

Fjalimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Jeta është dhurata më e çmuar që e kemi. Ndonjëherë është aq e brishtë sa mjafton një çast për me e humb. Prandaj kujdesi duhet të jetë pjesë e përditshmërisë tonë. Kujdesi për veten për familjen për njerëzit që i duam dhe për të gjithë ata që prekin jetën tonë.

Por mbi të gjitha jeta na mëson njerëzillëkun, na mëson se duhet të jemi pranë njëri-tjetrit jo vetëm në festa dhe gëzime. Por duhet të jemi edhe atëherë kur zemra qahet nga dhimbja. E dhimbja nuk ka nevojë për spektakël, ka nevojë për prani dhe për një dorë që shtrëngohet.

Së fundmi isha pjesë e një dhimbje, e përjetova nga afër dhe ajo që më bëri të mendoj ishte a vërtet e kemi humbur njerëzillëkun si shoqëri, a jemi bërë kaq të ftohtë saqë kur edhe një familje shembet ne duhet të mendojmë për foto, për video për rrjete sociale. Unë nuk e bëra asnjërën nga këto, nuk mu duk e drejtë.

E vetmja gjë që unë shkrova ishte një tekst ku fola për një përqafim me njeriun që unë kam jetuar tre muaj në atë shtëpi sepse në atë çast mu duk sikur koha u ndal dhe bota u mblodh pikërisht në atë përqafim”. /Telegrafi/

@gresagashiofficial Ky reagim është bërë me respekt dhe dhembshuri. Komentet negative, fyese apo të papërshtatshme do të fshihen menjëherë. Falemnderit!
♬ original sound - Gresë Gashi