I dyshuari në rastin Lagjja e Trimave Beg Bajra pohon se pas sulmit në kullën e Gushincës, dikush i është lajmëruar Mirsad Ndrecajt dhe me gjasë i ka dhënë urdhër për tu kthyer pas në Kosovë, në pritje për kohë të përshtatshme që të kthehen me aksionin e radhës. Bajra, shkruan Shenja, nuk dha detaje lidhur me sulmin në Gushincë por vetëm ishte decid se as nuk kishin ofenduar e as keqtrajtuar ndonjë pjesëtar policie.
Bajra ka qenë i bindur se gjithandej Maqedonisë ekzistojnë grupe të mëdha ushtarësh të UÇK-së pasi kështu i kishin thënë liderët e grupit, por kjo nuk ishte e vërtetë. Bajra nuk përmendi emra zyrtarësh ose personash të përfshirë në këtë rast, pasi tha që ai i ka besuar Xhafer Zymberit dhe Beg Rizajt të cilët e kishin ftuar ti bashkangjitet grupit dhe se asnjëherë nuk kishte pyetur për detaje të iniciativës.
“Mirsadi mori 3,4 telefonata një ditë pas sulmit në Gushincë. Kush i dha urdhër Mirsadit të kthehemi në Kosovë unë nuk e di. Unë, Valdet Zekaj e Demë Shehu nuk e kemi pasë nijet të kthehemi në Kosovë. Më 7 maj, isha tu hangër buk në oborr të shtëpisë në Kumanovë. E dëgjova bisedën e Xhaferit me Mirsadin se Malisheva kishte ardhë në Hotël, dhe duhet të vijë në Lagjen e Trimave. I pyeta se përse duhet të vijë këtu Malisheve dhe çka po bëjmë ne këtu. Ai asnjëherë nuk më ka thënë se do të sulmojmë dikë ose ndonjë objekt. Në ditën e luftimeve kur na sulmuan e pyeta Mirasdin, ku janë pjesëtarët e tjerë thirrni le të mobilizohen. Por më tha se nuk e hapin telefonin” , ka deklaruar Beg Bajra, i dyshuar në rastin “Kumanova”
Bajra rrëfeu një moment indikativ lidhur me rastin. Nga fshati Sllupçan deri në Lagjen e Trimave, grupi sipas Bajrës, ishte transportuar me një makinë të ndihmës së shpejtë dhe udhërrëfyesi i tyre kishte qenë një polic, i veshur me uniformë policore. Fillimisht Bajra kishte menduar se shtëpia në të cilën ishin strehuar ishte e policit i cili i kishte sjellë në atë shtëpi.
Bajra teksa përshkruante rrugëtimin e tij në Maqedoni, disa herë e quajti aktakuzën për terrorizëm si thashethem pasi ai dhe pjesëtarët e grupit nuk kishin qëllime terroriste dhe asnjëherë në mesin e tyre nuk ishte folur për sulme të armatosura. Avokatja e tij Artene Ademi Iseini shpjegon se klienti i tij kishte vetëm qëllime paqësore, në frymë patriotike, e jo sulme ndaj ndonjë objekti ose personi.
Bajra tha se në momentin e arrestimit dhe pasi e kanë dërguar në stacion dhe prokurori, disa pjesëtarë të policisë e kanë lidhur dhe rrahur mizorisht duke ia thyer edhe nofullën dhe thyerjet e tij nuk janë trajtuar siç duhet edhe sot e kësaj dite.
Gjatë seancës së sotme dëshmoi dhe Fejzulla Rushitovski. Nga seancat e ardhshme ata që do të merren në pyetje do të jetë të akuzuarit për logjistikë të grupit. Muaji maj do të jetë përplot me seanca të këtij rasti. Thuajse çdo të dytën ditë pune do të ketë seancë gjyqësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës