LAJMI I FUNDIT:

Rasti Banjska, Policia e Kosovës interviston dhe me pas liron një person

Rasti Banjska, Policia e Kosovës interviston dhe me pas liron një person

(Lajm i plotësuar) – Policia e Kosovës ka intervistuar dhe më pas liruar një person në lidhje me ngjarjet në Bajnskë të ndodhura në shtatorin e vitit të kaluar.

Zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani, ka deklaruar për Telegrafin se i njëjti është person me interes për intervistim dhe se ai u pyet për aktivitetin e tij në lidhje me ngjarjet e Banjskës.

”Një person me interes në lidhje me rastin Banjska është duke u inervistu në stacionin policor në jug. Pas intervistimit i njëjti do të lirohet”, ka deklaruar Elshani.


Zëvendësdrejtori i policisë për veriun më vonë konfirmoi për Telegrafin se i njëjti është liruar pas intervistimit.

Ndryshe, dje Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për organizim dhe kryerje të sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.

Aktakuza që ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës kundër 45 personave për sulmin e armatosur në Banjskë, i ngarkon shumicën e tyre për kryerje të terrorizmit dhe të veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori