Evoluimi i muzikës ka ndikuar që këngëtarët përveç këngës, të bëjnë kujdes maksimal edhe në paraqitjet e tyre.
Ata japin maksimumin që të duken sa më bukur në klipe, apo paraqitjet e tyre skenike, shkruan Telegrafi.
Nëse vërejmë me vëmendje, shohim që viteve të fundit ka një tendencë të re të këngëtarëve shqiptarë, që të paraqiten si personazhe të animuar në kripet apo performancat e tyre.
Jo të pakta kanë qenë rastet kur disa prej këngëtarëve në festivale sollën edhe performanca interesante në skenë, të inspiruara nga filmat vizatimorë.
Telegrafi ju sjell në vazhdim disa prej tyre:
Orinda Huta dhe Landi i WSF – Winnie Winnie Pooh
Duke qenë se edhe titulli i këngë përfshinte personazhin e njohur për fëmijë, arushin “Pooh”, dyshja Orinda Huta dhe Landi i WSF sollën një performancë shumë të veçantë në natën festivale të festivalit “Kënga Magjike 2014”.
Orinda ishte veshur si një kukull barbi, ndërsa ishte shoqëruar nga shumë balerinë të veshur si arinj në skenë.
Kejsi Tola – Ajsberg
Vazhdojmë qëndrojmë te “Kënga Magjike 2014”. Edhe këngëtarja Kejsi Tola e cila kishte “shkrirë” ajsbergët me vokalin e saj dhe interpretimin e këngës “Ajsberg”, kishte sjell një performancë mjaft të veçantë gjithashtu.
Ndihmuar nga elementet e ndriçimit dhe ato skenike, dhe me veshur me një fustan të gjatë, të bardhë e me plot shkëlqim, Kejsi në këtë performancë dukej si Elsa e filmit të animuar “Frozen”, i cili njëherësh është një prej filmave më të dashur për fëmijë të viteve të fundit.
Zanfina Ismaili – Every Night
Edhe këngëtarja Zanfina Ismaili kishte vendosur të eksperimentonte me dukjen e saj në vitin 2014. Në klipin “Every Night”, Zanfina shfaqet në një pjesë të tij me paruke të gjatë dhe veshje ngjyrë rozë, të cilat i japin asaj pamjen e një barbi.
Me flokët e gjata deri te këmbët, Zanfina në këtë klip ngjasonte me personazhin e famshëm Rapunzel.
Capital T – Uno
Reperi Capital T solli një projekt shumë të veçantë me titull “Uno”.
Ai kishte sjell në klip elemente të ndryshme nga personazhet e animuar, ku në një prej sekuencave shfaqet si personazhi i njohur “Goku” i serialit të famshëm për fëmijë “Dragon Ball Z”.
Yll Limani Dj Dagz, dhe PM – Besom
Treshja Yll Limani, Dj Dagz dhe PM kanë sjell gjithashtu një këngë të bukur këtë vit me titullin “Besom”. Kjo këngë është realizuar edhe me një klip të veçantë në versionin e animuar. Në të nuk janë të përfshirë personazhet e njohur të filmave të animuar, megjithatë treshja kanë sjell një klip interesant në versionin animacion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Kalon gati në përplasje fizike – Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët