LAJMI I FUNDIT:

Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, Prishtina prin me numrin më të madh të personave të infektuar

Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, Prishtina prin me numrin më të madh të personave të infektuar

Ka arritur në 5 mijë e 877 numri i personave të infektuar me COVID-19, në Kosovë, ndërkaq vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 142 raste të reja.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, po ashtu ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shëruar 101 pacientë, duke çuar kështu në 3 mijë e 69 numrin e personave të shëruar, transmeton Telegrafi.


Raste të reja më COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 47. Pastaj, komuna e Gjilanit me 13 raste, komuna e Mitrovicës 12 raste.

Humbin jetën edhe katër persona nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 142 raste të reja - shërohen 101 pacientë
Lexo po ashtu Humbin jetën edhe katër persona nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 142 raste të reja - shërohen 101 pacientë

Komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste.

Komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste.

Me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan.

Raste aktive me COVID-19, aktualisht janë 2 mijë e 669.

IKSHPK u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

“Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori