LAJMI I FUNDIT:

Raste të reja të coronavirusit, pamje që tregojnë “grumbullimin” e njerëzve nga autoritetet kineze dhe futjen e tyre në karantinë

Raste të reja të coronavirusit, pamje që tregojnë “grumbullimin” e njerëzve nga autoritetet kineze dhe futjen e tyre në karantinë

Kina po i “grumbullon” banorët e Pekinit duke i detyruar ata të futen në karantinë ndërsa kryeqyteti po i kthehet mbylljes mes një shpërthimi të coronavirusit ‘jashtëzakonisht të rëndë’, pretendon një aktivist.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa pamje që tregojnë se si zyrtarët, përmes një megafoni bëjnë thirrje që njerëzit të rreshtohen në radhë dhe të futen në autobusë midis frikës se një valë e dytë e rasteve të virusit do të godiste vendin.

Aktivistja Jennifer Zeng, e cila postoi pamjet, pretendon se shtatë hotele janë kërkuar si zona karantine me njerëz të mbledhur në një operacion ditor, pas një shpërthimi të lidhur me tregun me shumicë Xinfadi.


Siç thuhet më tej, rastet e reja të ditës së sotme rritën numrin e infeksioneve të konfirmuara në Pekin gjatë pesë ditëve të fundit në 106, pasi autoritetet bllokuan pothuajse 30 bashkësi në qytet dhe testuan dhjetëra mijëra njerëz.

Ata që rrezikojnë të kenë kontakte me virusin u ndaluan gjithashtu të largohen nga qyteti, në masat që i bëjnë jehonë bllokimit drastik në Wuhan ku sëmundja u zbulua për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Kina tani përballet me një dilemë: se si të përballet me shpërthimet e reja, ndërsa ruan vrullin në rimëkëmbjen e saj ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori