LAJMI I FUNDIT:

Raspberry Pi 3 me WiFi dhe Bluetooth kushton vetëm 35 dollarë

Raspberry Pi 3 me WiFi dhe Bluetooth kushton vetëm 35 dollarë

Sot është katër-vjetori i Raspberry Pi, dhe bashkë me përvjetorin e ri ata kanë sjellë një bord të ri të kompjuterit për fansat e tyre.

Pas saktësisht një viti lansimi të Raspberry Pi 2, ne e mirëpresim versionin e ri të Raspberry Pi 3, Model B.

Bordi i ri i kompjuterit është 64-bit Raspberry Pi, dhe me vete ka të integruar rrjetin Wi-Fi dhe atë Bluetooth.


Karakteristikat tjera përfshijnë edhe procesorin Quad-core 64-bit ARM Cortex A53 në 1.2 GHz që është rreth 50% më i shpejtë se Raspberry Pi 2, 802.11n Ëireless LAN, Bluetooth 4.1, 400MHz VideoCore IV multimedia, 1GB LPDDR2-900 SDRAM (i.e. 900MHz), dhe gjitha këto specifika vijnë për vetëm 35 dollarë.