Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan ka thanë se në Evropë është kuptuar mirë se pa u zgjidhur çështja Kosovë – Serbi, nuk do të ketë perspektivë dhe paqe për Ballkanin.
Sipas tij, Samiti i Berlinit ka qenë i kamufluar mbi gjithë paketën rajonale, por si thelb i çështjes ka qenë Kosova-Serbia, për të cilën është bërë presion shumë.
“Gjermania e ka bërë këtë për ta involvuar formalisht Francën që të përfshihet në këtë proces të Ballkanit Perëndimor, pasi që Franca ka kohë që ka qëndruar anash. Kjo ka të bëjë me procesin e integrimit, hapjen e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë, dhe për Kosovën që është liberalizimi i vizave”, ka deklaruar Rashiti në emisionin “Përballje Ditore” në Telegrafi.com.
Sipas tij, takimi i Parisit është ende i pa konfirmuar në aspekt të agjendës.
‘Nëse aty do të jetë vetëm çështja e Kosovës dhe Serbisë, atëherë ky është lajm i mirë’, vlerëson Rashiti.
“Por suksesi do të varet nga përgatitjet, dhe do të kërkohen përgatitje për parakushtet për një Samit të Parisit, dhe nuk duhet të shkohet në Samit me këto qëndrime të palës kosovare. Këtu ka një gabim institucional, nuk mendoj që liderët do të vazhdojnë të udhëheqin vendin edhe gjatë me këto qëndrime, sepse nëse do të vazhdohet kështu, do të ketë krizë institucionale sikur Shqipëria, që ka vazhdimisht probleme”, ka deklaruar Rashiti.
Sipas tij, liderët duhet të marrin vendime dhe të hapin rrugë që të definohen problemet.
“Nuk ka qëndrim për politikë të jashtme, për dialog, për taksën, është katrahurë e vërtetë e qëndrimeve. Nuk e di sa do të zgjasë kjo, perspektiva është mjaftë e zymtë”, ka thënë ai.
Sa i përket liberalizimit të vizave, Rashiti ka thënë se kjo mund të ndodh brenda këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës