Mish pule të këtillë pothuajse nuk keni provuar. Përbërësit:- 300 g mish të bardhë;- 200 ml kefir; - 2 lugë të vogla mustardë; - 1 lugë e vogël shafran; - gjysmë luge e vogël kripë;- pak piper;- 1 tufë majdanoz;- koriandërPërgatitja:

Filetat e pulës pritni në kube dhe piqni pesë minuta në tigan pa i shtuar yndyrë. Kohë pas kohe shkundeni tiganin në mënyrë që mishi i pulës nga të gjitha anët të piqet njësoj.


Mishit të pulës pastaj hidhni kefir, shtoni mustardën, kripën, piperin, shafranin dhe farat e thërrmuara të koriandrës, përzini dhe fërgoni në zjarr mesatar derisa i gjithë lëngu të mos vlojë, rreth pesë minuta. Para se të përfundojë fërgimi ushqimit qitni majdanozin e grirë.

Shërbejeni të ngrohtë me oriz të gatuar në avull dhe sallatë sipas dëshirës.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.