LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 1° clearsky_day

Raportohet për gjendjen e sigurisë në Gjakovë – Gjini kërkon kujdes të shtuar ndaj fenomenit të vandalizmit

Raportohet për gjendjen e sigurisë në Gjakovë – Gjini kërkon kujdes të shtuar ndaj fenomenit të vandalizmit

Nën kryesimin e kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është zhvilluar mbledhja e Komisionit Komunal për Siguri në Bashkësi, nga ku është raportuar për gjendjen aktuale të sigurisë në komunën Gjakovës.

Fillimisht në këtë mbledhje u dha raporti në lidhje me çështjet e sigurisë në Komunën e Gjakovës nga Komandanti i Stacionit Policor në Komunën e Gjakovës, Major Milazim Lumi, i cili potencoi që gjendja e sigurisë në 6 muajt e fundit në Gjakovë vlerësohet të jetë stabile, dhe sipas Major Lumit kjo vjen si shkak i angazhimit të strukturave policiore, si dhe ngritjes së vetëdijes së qytetarëve të Komunës së Gjakovës.

Në këtë mbledhje kryetari Gjini dha rekomandim për Majorin Lumi që t’i kushtohet rëndësi problemit të parkimit në trotuare, sidomos në rrugët e qendrës së qytetit të cilat janë më të frekuentuara, si dhe për fenomenin e vandalizmit, i cili sipas Gjinit vazhdon të jetë shqetësues për komunën e Gjakovës.


Përveç informatave në lidhje me çështjet e sigurisë në këtë mbledhje të KKSB-së raportoi edhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnoca Baçi e cila tha se viti shkollor 2023/24 ishte kryesisht i rregullt, me probleme dhe sfida të vogla, për të cilat kanë gjetur zgjidhje të menjëhershme.

Ndërsa ndër të tjera Kumnova – Baçi po ashtu ceku se janë në fazën finale të përgatitjes për testin e arritshmërisë dhe testin e maturës.

Në trend

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Kalo në kategori