Raporti i Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura për vitin fiskal 2021, thekson se normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
“Komiteti beson se SHBA-të duhet të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike për normalizim të raporteve me njohjen reciproke si element qendror. Një marrëveshje e tillë është në interes të dy shteteve dhe do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.
Tutje në këtë raport theksohet se Shtet e Bashkuara të Amerikës duhet të vazhdojnë mbështetjen e përpjekjeve diplomatike të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike të normalizimit të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.
Komiteti i Senatit Amerikan thekson se njohja reciproke duhet të jetë në elementi kyç për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu theksohet se Kosova dhe Serbia duhet të heqin dorë nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e një marrëveshje.
Në këtë raport theksohet se SHBA-të duhet të vazhdojnë të mbështesin tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie multi-etnike e cila ndërvepron me anëtarët e NATO-së përmes një procesi transparent që respekton dhe të gjitha të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe promovon sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
“Së bashku me aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, SHBA-të duhet të vazhdojnë përkushtimin ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e duhur që Forca e Sigurisë së Kosovës të ketë personelin, kapacitet dhe resurset e nevojshme që të ushtroj misionin e saj kritik”, thuhet në këtë raport.
Raportin e plotë të Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura për vitin fiskal 2021 mund ta gjeni KËTU./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Anketa e institutit IRI: Serbia kërcënimi kryesor në Ballkan
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE