LAJMI I FUNDIT:

Raporti i QKSS për dezinformimin: Përpjekjet e mediave që t’i ofrojnë publikut informacion të besueshëm rreth COVID-19 u sfiduan nga lajmet e rreme

Raporti i QKSS për dezinformimin: Përpjekjet e mediave që t’i ofrojnë publikut informacion të besueshëm rreth COVID-19 u sfiduan nga lajmet e rreme

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin hulumtues “Ndikimi i Dezinformimit dhe Polarizimit Politik Gjatë Pandemisë COVID- 19 në Kosovë”, ndërsa konstaton se institucionet, mediat dhe publiku nuk ishin të përgatitur për t’iu kundërvënë propagandës dhe dezinformimit që hidhnin dyshime rreth ekzistencës së COVID- 19, masave mbrojtëse kundër COVID-19 dhe vaksinimit.

Në këtë drejtim, përkundër përpjekjeve të tyre për të komunikuar çdo ditë me publikun, institucionet e Kosovës nuk arritën të krijojnë një sistem komunikimi për trajtimin e lajmeve të rreme dhe për menaxhimin e një përgjigjeje efektive kombëtare për frenimin e përhapjes së informacionit të rremë – si dezinformim ashtu edhe keqinformim – rreth virusit dhe pasojave të tij.


“Fokusi i këtij raporti nuk është përcaktimi i marrëdhënies së drejtpërdrejtë shkak-pasojë mes polarizimit politik dhe politizimit të masave kundër COVID-19 dhe shkallës së infektimit, shkallës së vaksinimit dhe shkallës së vdekjeve, por që përmes shembujve dhe metodave të ndryshme të tregojë se mungesa e një mesazhi konsistent dhe të unifikuar, dhe hedhja e akuzave dhe kundërakuzave për menaxhimin e pandemisë që e rënduan peizazhin politik të Kosovës në vitet 2020 dhe 2021, ishin faktorë kontribuues në rezultatet e përziera të Kosovës në menaxhimin e pandemisë”, thuhet në raport.

Raporti gjithashtu thekson se përpjekjet e mediave që t’i ofrojnë publikut informacion të besueshëm rreth COVID-19, u sfiduan nga prania e lajmeve të rreme dhe konspiracioneve për virusin dhe pandeminë në rrjetet sociale dhe mediat e ndryshme online. Prania e teorive konspirative, dezinformimit dhe lajmeve të rreme në rrjetet sociale në Kosovë, pati efekte të dëmshme tek perceptimi publik për pandeminë si kërcënim dhe pranimin e kufizimeve institucionale për parandalimin e pandemisë.

Raporti po ashtu ka identifikuar dy kategori të individëve dhe grupeve që kanë promovuar informacione të rreme për pandeminë në Kosovë.

Grupi i parë përfshin ata që nuk e pranonin ekzistencën e virusit dhe përhapnin narracionin se pandemia ishte vepër e akterëve të fuqishëm, ndërsa në grupin e dytë përfshihen ata që besojnë në ekzistencën e virusit, por nuk e pranonin kërcënimin e virusit dhe përhapnin ide kundër vaksinimit ndaj COVID-19.

Raporti më tej konstaton se këto grupe janë gjithashtu të ndikuar nga narrativat e lëvizjeve globale, të cilat bazohen në paragjykime antisemite në përpjekjet e tyre për përhapje të lajmeve të rreme për ekzistencën dhe origjinën e virusit.

Brenda këtyre grupeve, raporti identifikoi narrativa të ndryshme të përdorura për shpërndarje të  dezinformimit.

“Narrativa të tilla përfshijnë teorinë konspirative se pandemia COVID-19 ishte rezultat i garës me fuqive të mëdha për kontroll mbi ekonominë dhe informacionin botëror, duke e portretizuar COVID-19 edhe si një mjet të Perëndimit për shfarosjen e popullsinë e të ashtuquajturave vende të “Botës së Tretë” për të adresuar sfidat e veta të sigurisë.

Sipas kësaj logjike, në versionin kosovar të kësaj nën-narrative Kosova konsiderohet si vend i “botës së tretë” dhe për këtë arsye është cak i fushatës së shpopullimit”.

Për më tepër, raporti konstaton se një prej narrativave dominuese ishte ideja se COVID-19 ekziston, por rreziku prej tij është i ngjashëm me viruset e tjera dhe nuk shkakton vdekje.

Raporti më tutje konstaton se ata që bëjnë thirrje kundër vaksinimit janë më të shumtë në numër në krahasim me ata që nuk e pranojnë ekzistencën e virusit, prandaj një narrativë e shpeshtë që haset në Kosovë është kontestimi i procesit të licencimit të vaksinave që janë aktualisht në treg.

Gjetjet e këtij raporti theksojnë nevojën emergjente për një plan të centralizuar të komunikimit strategjik nga institucionet e Kosovës.

“Rrjedhimisht, bazuar në përvojën e pandemisë COVID-19 dhe mësimet e nxjerra nga shqyrtimi i mjedisit informativ të Kosovës në të cilin u zhvillua menaxhimi i pandemisë, institucionet e Kosovës duhet të zhvillojnë një strategji të qartë dhe gjithëpërfshirëse komunikimi për çështjet që kanë të bëjnë me mirëqenien e publikut – duke përfshirë kriza shëndetësore, emergjencat natyrore dhe kërcënimet e sigurisë kombëtare – që siguron ndarje konkrete dhe të qarta të roleve dhe veprimeve në të gjitha nivelet e qeverisjes”, thuhet në raport.

Për më tepër, një strategji e tillë duhet të parasheh edhe prodhimin dhe shpërndarjen e kundër-narrativave për luftimin e dezinformimit dhe keqinformimit rreth çështjeve të shëndetit publik dhe emergjencave të tjera kritike.

Në raportin e QKSS po ashtu thuhet se institucionet e Kosovës duhet gjithashtu të bëjnë analiza sistematike dhe ta demaskojnë dezinformimin rreth çështjeve të shëndetit publik, efektin e tyre në shoqëri dhe format në të cilat ato shpërndahen, në mënyrë që përgjigja ndaj tyre të jetë efektive dhe konkrete.

Në këtë drejtim, komunikimi i institucioneve duhet të jetë në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe avancimin e platformave të ndryshme të komunikimit, në mënyrë që shtrirja e informatave të verifikuara dhe zyrtare të përkojë me përdorimin e platformave të ndryshme online që shfrytëzohen nga qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori