LAJMI I FUNDIT:

Ramush Haradinaj: Në qeverinë e re mendoj se duhet të jetë edhe Vetëvendosje

Ramush Haradinaj: Në qeverinë e re mendoj se duhet të jetë edhe Vetëvendosje

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka treguar preferencat e tij nëse rrëzohet Qeveria Kurti.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka synim të marrë ndonjë pozitë në qeverinë e ardhshme pas rrëzimit të Kurtit.

“Qeveria e ardhshme duhet të jetë qeveri e përfaqësimit dhe unitetit, dhe ne momentin që krijohen kushtet të përgatisë vendin për zgjedhjet e reja”.


I pari i AAK-së thotë se Kurti dhe Osmani kanë zhvleftësuar taksën duke i hapur rrugë Hashim Thaçit për dialog.

Haradinaj thotë se opozita nuk ka ndonjë meritë për rrëzimin e qeverisë, pasi ajo u rrëzua vetë.

“Mendoj se të gjitha partitë duhet të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme deri në zgjedhjet e reja përfshirë edhe Vetëvendosjen”.

Ish-kryeministri i Kosovës thotë se me largimin e taksës sot, nuk kishte si mos ta mbështeste mocionin e LDK-së.

“Albin Kurtit nuk i ka mbetur më asgjë pos të kthej Agim Veliun në krye të MPB-së… Po spekulohet meqë Kurti e hoqi taksën sipas kërkesës së LDK-së, ka mbetur edhe kushti tjetër për kthimin e Agim Veliut”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori