LAJMI I FUNDIT:

Ramsey bie pre e një mashtrimi nga tifozët e Juventusit – videoja bëhet virale në internet

Ramsey bie pre e një mashtrimi nga tifozët e Juventusit – videoja bëhet virale në internet

Aaron Ramsey duket se ka ‘nënshkruar’ një ndërprerje të kontratës pasi u mashtrua nga tifozët  e Juventusit.

Mesfushori uellsian po firmoste autografe për tifozët jashtë ambienteve stërvitore të klubit, por duket se ishte mashtruar nga një tifoz.

Pamjet e shfaqura në internet treguan një fans duke qeshur ndërsa mbante një fletore që Ramsey sapo kishte nënshkruar, në faqe, sipër autografit të Ramseyt lexonte ‘Rescissione Contrattuale ‘, që përkthehet në ‘Përfundimi i kontratës’.


Kredia e imazhit: Alamy

Ramsey dukej krejtësisht i pavetëdijshëm teksa vazhdoi të firmoste autografe për fansat e tjerë që prisnin me durim.

Uellsiani iu bashkua Juventusit në vitin 2019 pasi kaloi 11 vite në Arsenal. Por, lëvizja e tij në Torino nuk ka qenë aspak e suksesshme.

Ramsey iu bashkua një marrëveshjeje të madhe prej 400,000 eurosh në javë, e cila erdhi me pritshmëri të mëdha, por ai nuk arriti të vendoset në ekip. Si shpesh gjatë karrierës së tij, koha e tij në Torino u dëmtua nga lëndime të shumta.

Kredia e imazhit: Alamy

Në total, ai bëri 70 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat, duke shënuar vetëm gjashtë herë. Gjatë kohës së tij në Itali ai ka fituar një titull në Serie A, një Coppa Italia dhe një Supercoppa Italiana.

Ramsey kaloi gjysmën e dytë të sezonit 21/22 në huazim Rangers, ndërsa koha e tij me skuadrën skoceze ishte gjithashtu e pasuksesshme, pavarësisht se fitoi Kupën e Skocisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Ndërkombëtare
U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian

U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian

Serie A
Ancelotti iu drejtua me disa fjalë të forta lojtarëve të tij para sfidës ndaj Arsenalit

Ancelotti iu drejtua me disa fjalë të forta lojtarëve të tij para sfidës ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

La Liga
Ish-portieri i Arsenalit mund të përfundojë tek Man Utd si zëvendësues i Onanas

Ish-portieri i Arsenalit mund të përfundojë tek Man Utd si zëvendësues i Onanas

Premier League
Ish-ylli i Interit dhe Bayernit parashikon se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale

Ish-ylli i Interit dhe Bayernit parashikon se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori