LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj: Sot në Deçan kërkuan tretman 184 pacientë, shqetësuese që disa prej tyre paraqiten për herë të parë

Ramosaj: Sot në Deçan kërkuan tretman 184 pacientë, shqetësuese që disa prej tyre paraqiten për herë të parë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj thotë se gjendja në Deçan vazhdon të jetë e rëndë.

Ai thotë se pritshmëritë kanë qenë që sot të përfundojë situata emergjente por nuk ka ndodhur kështu.


“Edhe sot kemi pasur rreth 184 pacientë që kanë kërkuar tretman. Ka pacientë që kanë kërkuar tretman për herë të dytë apo tretë, por shqetësimi është që ka pacientë që vijnë për të kërkuar ndihmë për herë të parë”, tha ai në “Debat Plus”.

I pari i Deçanit thotë se shpresojnë që dita e sotme do të përfundojë më mirë se ajo e djeshme.

Ai thotë se tashmë kanë barna më shumë dhe pacientët po trajtohen në mënyrë më të dinjitetshme.

Ramosaj thotë se gjendja emergjente në Deçan nuk do të largohet pa u sqaruar rrethanat pse ka ardhur deri te ky infektim.

“Për heqjen e gjendjes emergjente vendos këshilli që e ka vendosur këtë gjendje, por para se gjithash gjendja hiqet kur të mësohet shkaku pse ka ardhur deri te ky helmim”, tha ndër të tjera Bashkim Ramosaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori