Sergio Ramos është i pavendosur lidhur me të ardhmen e tij pas përfundimit të sezonit aktual.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka kontratë me Real Madridin vetëm deri në verën e vitit 2021, ndërsa akoma është duke menduar për rinovimin e saj.


E përditshmja AS bën të ditur se Mbretërit do t’i ofrojnë 34-vjeçarit për të vazhduar vetëm edhe për një vit.

sergi (Foto: Instagram/sergioramos)

Mirëpo, kapiteni i Los Blancos është i interesuar që kontrata e re të jetë së paku dyvjeçare.

Bisedimet për kontratën e re pritet të zhvillohen në janar, kur edhe lojtari do të jetë i lirë për të diskutuar me klubet tjera të interesuara, si Juventusi dhe Paris Saint-Germaini. /Telegrafi/

telegrafi sport app