LAJMI I FUNDIT:

Ramos barazon rekordin e Buffon për numrin e paraqitjeve me kombëtaren

Ramos barazon rekordin e Buffon për numrin e paraqitjeve me kombëtaren
(Foto: Instagram/sergioramos/gianluigibuffon)

Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, e ka barazuar rekordin e italianit Gianluigi Buffon për më së shumti paraqitje me një përfaqësuese evropiane.

Mbrojtësi i Real Madridit u inkuadrua në minutën e 85-të në barazimin e skuadrës së Luis Enriques (1-1) ndaj Holandës në Amsterdam.

Kjo ishte paraqitja e 176-të e Ramosit, aq sa ka luajtur edhe legjenda Buffon me kombëtaren e Italisë.


(Foto: Instagram/sergioramos)

Spanjolli do të vë rekord të ri në ndeshjet e ardhshme, duke qenë se portieri i Juventusit është pensionuar nga Azzurrët në vitin 2018.

Holanda dhe Spanja ndahen baras në miqësoren e luksit
Lexo po ashtu Holanda dhe Spanja ndahen baras në miqësoren e luksit

Rekordin botëror të paraqitjeve me kombëtaret e mban egjiptiani Ahmed Hassan, i cili gjatë viteve 1995-2012 ka regjistruar 184 ndeshje me Egjiptin.

Të shtunën, Spanja luan kundër Zvicrës në Basel në kuadër të Ligës së Kombeve, kurse të martën pret Gjermaninë po në të njëjtën garë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/sergioramos)

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Kalo në kategori