LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi shkruan për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, tregon hapat që duhet ndërmarrë

Ramiz Kelmendi shkruan për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, tregon hapat që duhet ndërmarrë

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka publikuar një shkrim, në të cilin ka folur për nevojën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, obligimin dhe rezultatet.

Në këtë drejtim, përmes shkrimit të publikuar në Facebook, Kelmendi ka përmendur disa pika që duhet pasur parasysh.


Shkrimi i plotë i Kelmendit në Facebook:

Nevoja për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, obligimi dhe rezultati

-Duhet që urgjentisht organet e kontrollit të kryejnë punën e kontrollit me kujdes të shtuar për qytetarët e kthyer dhe për qytetarët që lëvizin pa asnjë arsye.

-Duhet që të vazhdojë kërkimi i personave të ardhur nga diaspora me retroaktivitet nga 1 marsi!

-Të infektuarit duhet që me sinqeritet të tregojnë për kontaktet që kanë pasur mundësi t’i kenë me persona potencialisht me rrezik infeksioni ose të infektuar.

-Të informohen qytetarët së paku 3 ditë për të kryer furnizimet e mbetura (Furnizimet me gjëra strategjike ka arritur masën e nevojshme në mbi 60 ditë)

– Mundësohet detyrimi vetë-izolues për të gjithë ata të cilët nuk po respektojnë rregullat.

-Të mbyllen të gjitha veprimtaritë ekonomike dhe të zvogëlohet mundësia e fundit për infektim dhe shpërndarje.

-Humbjet ekonomike për të gjithë akterët ekonomik do jenë më të voglat e mundshme.

-Ka kompani kosovare e cila ka rezerva + rezervat shtetërore, ka automjete dhe fuqi për shpërndarje në tërë Kosovën e mbështetur nga Forca e Ushtrisë që tu përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave emergjente për artikuj themelorë ushqimorë dhe medikamente për qytetarë.

-Kjo masë shtonë besimin qytetarë se shteti do kujdeset për të gjithë.

-Nga ana ekonomike duhet që të gjithë të bartin mbi supe, dëmet nga kjo krizë. Shteti të lirojë tatimet në qira dhe TVSH në qira. Fitimi i krijuar mos të tatimohet nëse riinvestohet në fitim që përdoret për riinvestim. Institucionet financiare të prolongojnë në tërësi këstet dhe kamatat. Punëdhënësi të bartë pagat për të punësuarit (sepse janë kontribues në ndërtim dhe sanim të gjendjes), i punësuari të bartë zvogëlimin e pushime vjetore (sepse karantinimi është pushim).

-Me gjendjen e jashtëzakonshme kthehet edhe besueshmëria në institucionet e vendit.

Nga e kaluara, dëmet materiale më së lehti përballohen duke marrë pjesëmarrje nga të gjithë Shteti së pari, biznesi i dyti dhe qytetari i treti.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori