Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh biznesmeni nga Kosova i cili ka shtrirje biznesi edhe në Shqipëri, Ramiz Kelmendi, tregon se si konkretisht qeveritë tona do të kishin mundësi të hiqnin pengesat për rritje të shkëmbimit të ndërsjellët tregtar. Shkrimin e tij, të plotë mund ta lexoni më poshtë.
“Takimi ndërqeveritarë dhe zgjedhja e shqetësimeve që preokupojnë bizneset
Ky takim është mundësi e mirë për të avancuar shkëmbimin tregtar të përbashkët, rritjen e produktivitetit dhe shtimin e punësimit i cili është shumë i domosdoshëm për të dyja qeveritë dhe vendet e tona (Po të merret krahasimi i shkëmbimit tregtarë të Gjermanisë dhe Austrisë, Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë diku rreth 5 miliard euro në vit, shkëmbim tregtar. Ne deri më sot në këtë bashkëpunim kemi diçka nën 0.5 miliardë (nën 500 milion euro) në vit. Atëherë sa paska vend për të bashkëbiseduar dhe respektuar marrëveshjet).
Dogana dhe çmimet referente, është po ashtu një shqetësim i madh, sidomos për kompanitë legale dhe formale, sepse një grup i administratës doganore vendosin për çmimet referente prej më se një milion artikujsh. Athua se ata, janë aq ekspertë që ti ndërtojnë çmimet referente apo këto çmime i përshtatin sipas nevojës së grupacioneve të politikes dhe bizneseve të lidhura me ta, meqë ligji u jap zgjidhje me kujdes të gjitha këtyre çështjeve.
Çdo mall i importuar ka faturën e mallit, sasinë dhe çmimet e blera. Ka dhe dokumentin e Doganës së eksportit dhe ka dokumentin e pagesës me transfere bankare. Po ashtu posedon edhe kalkulimin dhe çmimin e shitjes me pakicë të realizuar nëpërmjet arkës fiskale. Të gjitha këto e rrumbullakojnë procesin e besueshmërisë së paraqitjes së sasisë reale dhe çmimit real, prandaj këtu nuk ka vend për të dyshuar apo nuk ka vend për të besuar pafundësisht, por kjo gjë mundë të përcillet me organet e grumbullimit të brendshëm të tatimit në vlerën e shtuar nga Administrata Tatimore e të dyja vendeve. Çdo shmangie në fazën e parë reflekton si paraqitje në fazën e dytë dhe pagesa e tatimit në fitim, që praktikisht përfundon detyrimisht shmangiet (nëse ekzistojnë), nuk është e drejtë dhe ligjore dhe kushtetuese të demtojë bizneset në tërësi për shkak të disa bizneseve jo legale.
Me këto çmime referente në shumicën e rasteve favorizohen shmangësit e çmimeve të zvogëluara sepse kanë mundësi korrespodimi me stafin e doganave dhe vendosja e këtyre çmimeve në bazë të interesit të ndërlidhur. Nëse vërtetohet se shmangësi ka bërë me qëllim mundë të ndiqet penalisht pranë organeve të drejtësisë apo edhe këto institucione nuk besojnë në kolegët e tyre.
Me këto çmime tentohet të barazohen të aftit dhe të dëmtohet seriozisht ekonomia e lirë e tregut si dhe aftësia për të kontraktuar çmime më të mira, kuptohet, nëse ka sasi të mjaftueshme pagese të avancit dhe formave të tjera.
Me këtë po arrihet të mbushet buxheti në hyrje të Kosovës dhe kjo mos të realizohet fare nga të hyrat e brendshme, tentohet të favorizohen shmangësit dhe të dëmtohen formalët.
Organet e kontrollit të kualitetit: Edhe këto kanë vend për përmirësime sepse shpesh eksportuesit e vegjël siç janë prodhuesit e Kosovës dhe të Shqipërisë eksportojnë në këto dy vende sasi të vogla dhe asortiment të gjerë. Pra, një kontroll e kualitetit për produkte e që shpesh dërgohen më shumë në analiza duke dyshuar në kualitetin e tyre, ndërsa kostoja e analizave del më shumë se 10 për qind e çmimit të produktit. Pastaj, e njëjta kosto është e papërballueshme dhe eliminuese në tregjet e eksportit, po ashtu me këtë është edhe e pamundur për tu bërë pjesë e tregut të përbashkët. Nga këta shembuj konstatojmë se nëse i shikojmë tregjet e dyja vendeve tona, prodhuesit e vegjël nuk janë në raftet e dyqaneve të shteteve tjera ku eksportohet. Edhe këtu duhet të ekzistojë besueshmëria e organeve të kontrollit të shëndetit dhe fitosanitare që bëjnë shtetet tona, duke kërkuar nga këto organe të shtojnë vigjilencën e kontrollit të rritur për ato biznese të cilat dëshirojnë të eksportojnë.
Mungesa e mbështetjes nga kompanitë tregtare të mëdha që operojnë në këto dy shtete, të cilat kanë rol dominant në ngritjen e konsumit ndërshtetërorë obligon që të punohet politikisht dhe me asociacione ekonomike për të mbështetur pa rezervë këto biznese të vogla në të dyja anët në mënyrë që të bëhen pjesë e ekonomisë së përbashkët.
Vend të veçantë këtu kanë edhe mjetet publike të informimit siç janë RTK dhe TVSH për promovimin e prodhimtarisë dhe produkteve për një kohë të caktuar dhe me një çmim të arsyeshëm së paku për vitin e parë të punës meqë këto financohen edhe nga taksapaguesit e tashëm dhe taksapaguesit që po ndërtojnë me marketingun e shtuar.
Po ashtu, vend të veçantë zënë edhe mbështetja politike e akterëve ekonomikë të të dyja shteteve që kanë apo paraqesin duke penguar këtë shkëmbim mallrash, nëpërmjet politikës dhe organeve të kontrollit, në mënyrë që këto biznese mos të dëmtojnë monopolin e ndërtuar. Kjo është shumë me rëndësi, sepse të gjithë akterët e mëdhenj ekonomikë kanë krijuar një bazë materiale dhe ekonomike për të qëndruar në këmbë dhe pa mbështetje të ndryshme. Çdo person nuk ka nevojë të pengojë ekonominë e shkëmbyer të tregut të përbashkët dhe ky treg të jetë bazë e mirë për t’u qasur në tregun evropian, sepse edhe Kosova tani është nënshkruese e MSA-së.
Nga këta shembuj rezulton se këto dy qeveri tonat, kanë shumë tema të tjera të rëndësishme, por sa për rikujtim, pa u zgjidhur edhe çështjet e vogla, nuk kemi mundësi të zgjidhim çështjet, mirefilltë, kjo, sepse një temë e vogël është e madhe e papërballueshme për ekonomitë e vogla. Pa qenë i vogël nuk mund të jesh i madh”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë