LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Albin Kurti mund të përshëndetet me politikën

Kelmendi: Albin Kurti mund të përshëndetet me politikën

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Ramiz Kelmendi, ka “këshilluar” Kurtin që të ketë kujdes pasi mund të “përshëndetet me politikën”.

Kelmendi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se çdo politikanë që largohet nga rruga e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka rrugë tjetër pos atyre të Rusisë, Kinës apo Koresë së Veriut.


“Qëndrimi i zotit Kurti nuk është në linjë me rrugën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurti e asnjë kryeministër tjetër nuk ka “kaçikë” politikë për t’i shkaktuar ndonjë dëm Amerikës. Ai mund ti shkaktojë vetës ndonjë dëm siç i ka shkaktuar ndonjë politikanë tjetër. Ai mund të përshëndetet me politikën”.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se edhe Haradinajt ia ka thënë se nëse bie ndesh me politikën e Amerikës përshëndetet me politikën, përcjell Telegrafi.

Kelmendi thotë se Kosovës mund t’i vinë shumë probleme më të mëdha në krahasim me taksën.

“Taksa do të jenë si një lodër për fëmije në raport me ato për të cilat duhet të marrin qëndrime. Ajo do të jetë një vendim për të cilin liderët do të marrin vendim për të ardhmen e tyre politike”.

Afaristi thotë se “nuk e njeh Albin Kurtin” pasi me të nuk ka folur personalisht.

“Nuk ia di qëndrimet e tij të drejtpërdrejta. Qëndrimet e tij publike janë të lidhur me përfitimin e votave. Ato qëndrime ai po shihet se nuk po i respekton pasi ka ardhur në qeveri, siç është ai me taksën”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori