Rami Malek dhe Lucy Boynton janë ndarë pas më shumë se pesë vitesh së bashku.

Konfirmimi i ndarjes së tyre vjen pas muajsh spekulimesh pasi çifti nuk janë parë më së bashku që prej ndarjes së çmimeve “Bafta” në Londër në muajin shkurt.


Të premten, një burim i tha The Sun se Rami, 42 vjeç dhe Lucy, 29 vjeçe, i dhanë fund marrëdhënies së tyre në fillim të këtij viti.

73983879 12374635 image m 57 1691186501731 Foto: Shutterstock

Aktori u fotografua muajin e kaluar duke u mbajtur për dore një bionde misterioze, teksa largohej nga hoteli i tij për t'u nisur për në një koncert të Bruce Springsteen në Hyde Park.

Një burim theksoi: “Rami dhe Lucy u ndanë në fillim të këtij viti pa shumë bujë. Ata ishin bashkë për një kohë të gjatë, por ishin ndarë”.

73983881 12374635 Single On Friday a source told The Sun that Rami and Lucy 29 wen m 59 1691186547484 Foto: Shutterstock

“Të dy po vazhdojnë me jetën e tyre dhe janë të zënë me punë. Rami është rrethuar me shokët e tij dhe e ka kaluar verën duke u argëtuar tejet shumë”, shton mes tjerash burimi.

Tashmë ish-çifti konfirmoi romancën në vitin 2018 pasi luajtën së bashku në filmin biografik të Freddie Mercury të vitit 2017.

73509121 12374635 Role Malek and Boynton in a scene from the Twentieth Century Fox a 36 1691182068966 Foto: LMK

Për Malek pati raportime se ka nisur një romancë të re me yllin e “The Crown”, Emma Corrin. /Telegrafi/