Ka kohë që janë të pranishme luftimet mes fiseve malore të Papua Guinesë së re, por fluksi i armëve automatike në vitet 1990, mosmarrëveshjet lokale i shndërroi në aventura vdekjeprurëse që kërcënojnë të ndryshojnë përgjithmonë kulturën e jetesës në ato male, transmeton Telegrafi.

Kopjet e filmave amerikanë “Rambo” qarkulluan në komunitetet e largëta malore, duke u shndërruar në shkolla të përdorimit të armëve të rrezikshme. Ndikimi i filmit ishte aq i madh, sa që termi Rambo nisi të përdoret në dialektetet papuane për të përshkruar mercenarët që paguhen për të mbështetur luftëtarët lokalë në mosmarrëveshjet e dhunshme mes fiseve.

Ditorja “Guardian” merret me luftëtarët dhe paqeruajtësit që përpiqen të gjejnë një shteg midis traditës dhe modernitetit. Dokumentarin – regjinë e të cilit e ka bërë Chris Phillips – mund ta shihni të plotë më poshtë. /Telegrafi/