LAJMI I FUNDIT:

Ramadani pas fitores ndaj Ballkani: Ishte e merituar, gjyqtari ishte skandaloz

Ramadani pas fitores ndaj Ballkani: Ishte e merituar, gjyqtari ishte skandaloz

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe fitoren ndaj Ballkanit, por jo edhe ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari kryesor, Ilir Mehmeti.

Drita ka fituar derbin e javës së 21-të ndaj Ballkanit me rezultat 1-0, falë një goli të shënuar me kokë nga mbrojtësi Juan Mesa.

Kjo fitore e ka gëzuar trajnerin e vendasve, Ramadani, i cili ka përgëzuar futbollistët e tij, por ka kritikuar gjyqtarit Mehmeti duke e cilësuar skandaloz.


“Ishte një fitore e merituar. Objektivi që kishim u arrit me mund dhe sakrificë nga lojtarët e Dritës. Nuk ka ndeshje pa tension, por sigurisht se në derbi është edhe më i madh. Edhe Ballkani edhe ne patëm paraqitje të mirë, por sot ishim ne ata që merituam fitoren”, ka thënë fillimisht Ramadani pas ndeshjes.

Drita fiton derbin, lufta për titull tani është më e zjarrtë se kurrë
Lexo po ashtu Drita fiton derbin, lufta për titull tani është më e zjarrtë se kurrë

“I vetmi ishte gjyqtari që nuk meriton përgëzim. Ishte skandaloz për të dyja ekipet. Na ka dëmtuar shumë, sidomos në kartonin që ndau për Blerim Krasniqin dhe unë nuk arrita të përmbahem duke parë që i bëhet dëm ekipit dhe neve”.

“Nuk kemi bërë asgjë të veçantë, kemi bërë detyrën tonë dhe tash na pret ndeshje tjetër pas tre ditësh”.

“Kjo lojë, angazhim dhe fitore është një ftesë për ‘Intelektualët’ që të kthehen në tribuna. Ta lënë anash mërzinë dhe të kthehen t’i mbështesin këta lojtarë, sepse siç na duhen neve, u duhemi edhe ne atyre”, përfundoi trajneri i Dritës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori