Ramadani: Nuk ka rëndësi kush luan, duhet mbështetur njëri-tjetri

13:"AFRIM PEPOSHI
Ylber Ramadani është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në Skoci me fanellën e Aberdeen.
Mesfushori ferizajas është bërë shumë i rëndësishëm dhe grumbullohet rregullisht nga Kombëtarja e Shqipërisë në vitet e fundit.
26-vjeçari ka dalë në konferencë për shtyp duke folur për duelin me Poloninë, derisa thotë se nuk ka rëndësi nëse luan apo jo titullar, pasi duhet të mbështetin njëri tjetrin.
Titullar? "Unë do të bëj maksimumin, do të ushtrohem fort, por vendos trajneri. Ne duhet të përkrahim njëri-tjetrin. Ekipi është shumë i mirë, grupi është shumë i mirë, por duhet të marrim më shumë besim dhe përgjegjësi".
Partizani vazhdon të dërgojë lojtarë në Kombëtare? "Kam luajtur një vit e gjysmë, kam kaluar momentet më të mira. Më vjen mirë që tradita vazhdon. Unë kam ardhur të luaj, por nuk e kam problem nëse dikush luan përpara meje. Është kënaqësi të jem këtu dhe të mbështes çunat. Rëndësi ka të marrim rezultat pozitiv".

Nga
Telegrafi
24/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





































