LAJMI I FUNDIT:

Ramadani apel qytetarëve: Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e IKSHP-së, mos dilni pa arsye    

Ramadani apel qytetarëve: Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e IKSHP-së, mos dilni pa arsye    
Foto: Arkiv

Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se masat që janë ndërmarrë nga institucionet e vendit dhe rekomandimet e IKSHP-së lidhur me parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 duhet të vazhdojnë të respektohen edhe në javët në vijim, ndërsa sa i përket kufizimit të lëvizjes ai tha po ashtu se duhet të vazhdojë.

Ramadani ka lutur të gjithë që të mos bëjnë presion publik, duke shtuar se njerëzit po vazhdojnë të luajnë rolin e epidemiologut dhe po bëjnë shumë pyetje e llogari.

Ai tha se pyetjet dhe dyshimet që shfaqen ndaj mjekëve në këtë kohë janë të papërshtatshme dhe po ju shkakton shumë presion.

“Lutjen e mëngjesit e pata të na kursejnë nga pyetjet, sepse e kemi ndarë kohën për juve. Nëse ka diçka që doni të llogaritni, atëherë mateni distancën mes njëri-tjetrit”, tha ai.

Ramadani bëri të ditur edhe distancën të cilën duhet ta mbajnë qytetarët me njëri-tjetrin në varësi prej aktivitetit që bëjnë.

“Nëse gjatë kësaj kohe pandemie, ju merreni me matematikë atëherë mateni distancën mes njëri-tjetrit. Keni parasysh që në varësi prej aktivitetit edhe distanca duhet të mbahet më e madhe. Nëse jeni duke ndenjur do të duhej të kishit distancë 1 metër, nëse ecni 2 metra, nëse vraponi 5 metra, ndërsa nëse ngisni biçikletën, distanca duhet të jetë 10 metra”, tha Ramadani.

Ai tha se epidemiologët kanë kryer shkollim 32 vjeçar, e për këtë, ata duhet të jenë personat që merren me punën e tyre, ndërsa qytetarët tha se duhet të qëndrojnë në shtëpi.

“Akoma njerëzit duan ta luajnë rolin e epidemiologut, lërjani epidemiologut që i ka 32 vjet shkollë ta bëj punën. Nëse i ka dikush 32 vjet shkollë le të vjen e të ja nis punës menjëherë”, tha Ramadani në “Zyrën e Ankesave” të RTV Dukagjinit, transmeton Telegrafi.

Ai tha po ashtu se Prishtina si kryeqytet ka një vëmendje më të madhe nga epidemiologët, për shkak se është një dimension tjetër, por duke mos lënë anash komunat e tjera, sidomos Komunën e Malishevës, ku ka më së shumti raste me COVID-19 deri më tani.

“Prishtina e ka vëmendjen tonë për shkak se ka një dimension tjetër. Por, kjo nuk do të thotë se nuk e kemi vëmendjen edhe në tjera komuna. Ju e dini i kemi dhënë  përparësi Malishevës, nëse ka raste më specifike me disa raste, si në këtë atëherë do ta kemi prioritet por pa i lënë anash edhe të tjerët”, tha Ramadani.

Drejtori i IKSHP-së përmendi një numër prej rreth 3 mijë e 500 persona si kontakte, ndërsa tha se të gjitha këto po bëhen nga një numër i epidemiologëve të cilët janë duke e bërë punën e tyre për mrekulli.

“Kemi mbi 3500 kontakte, i kemi kontrolluar edhe 300 që kanë hyrë në Kosovë jashtë shtetit. Kjo është një numër enorm, me një numër aq të vogël që nuk mund të përmend”, tha Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori