LAJMI I FUNDIT:

Rama reagon për protestën e opozitës: “Non grata” dhe “spiuni” mblodhën militantët

Rama reagon për protestën e opozitës: “Non grata” dhe “spiuni” mblodhën militantët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë për protestën e opozitës të organizuar para tre ditësh.

Në një komunikim me gazetarët, ai e shpërfilli protestën e opozitës, duke thënë se as nuk e kishte parë fare, edhe pse sipas tij, protesta të tilla, opozita mund të bëjë çdo ditë.

Ai shtoi se ajo ishte një protestë partish për pushtet dhe jo e qytetarëve që kanë halle.


“Për çfarë proteste flisni?! Për cilët qytetarë flisni?! Për një protestë partish?! Një non grata dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre! Le ta bëjnë sa herë të duan. Kjo nuk ka lidhje me qytetarët e shqetësuar”, tha ai.

“Kjo është një protestë partish për pushtet për të prishur e për të marrë, me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu që iu desh punëtorëve natën për ta larë. Kështu është ndarë kjo punë. Ata bëjnë pis, ne pastrojmë. Çfarë proteste?! As nuk di sa ishin, as nuk i kam parë, as nuk më interesojnë fare. Le ta bëjnë çdo ditë po të duan. Kjo është një çorbë që e kemi parë prej 30 vjetësh që e gatuan i njëjti kuzhinier, non grata”, shtoi Rama.

Në fund, Rama ka shprehur keqardhje për militantët e PD-së.

“Më vjen keq për ata që pavarësisht se janë militantë harrojnë që po shkojnë pas disave që paguhen nga të huajt për të bërë dëm në këtë vend”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori