LAJMI I FUNDIT:

Rama: Po shtohen ata që hanë përshesh, Topalli: Unë të kisha rrëzuar (Video)

Rama: Po shtohen ata që hanë përshesh, Topalli: Unë të kisha rrëzuar (Video)

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot në Kuvend replikat e zakonshme me deputetët demokratë Flamur Noka dhe Jozefina Topalli.

Duke iu drejtuar deputetit Noka, Rama u shpreh: “Valëvitu mbi kanabis, mos u merr me çështje të tjera se as t’i kanë ngarkuar ty, as nuk i mban dot, tundu mbi kanabis dhe e vetmja gjë që mund të bësh është që kuotat e universiteteve t’i përkthesh në tonelata kanabis”.

Megjithëse nuk përmendi emra, Rama ironizoi deputetin e larguar nga PS, Ben Blushi. “Dhe kujdes se po ju shtohen njerëzit që do hanë përsheshin tuaj dhe luftoni fort për të ngrënë me lugën e Saliut se s’ka lugë për të gjithë ai”, tha Rama.


Ndërkaq, replikat vijuan me Topallin e cila deklaroi: “Nëse ka një meritë gjatë kësaj periudhe, merita e tij është shkatërrimi, banalizimi, vulgarizimi i Parlamentit për të tërhequr vëmendjen nga dështimet e tij të njëpasnjëshme. Po të ishte për mua do të kisha sjellë njerëzit në Kryeministri për të rrëzuar. Je vulg e sadist”.

Nga ana tjetër Rama u kundërpërgjigj duke thënë: “Jozefinë, the ç’nuk the po s’kuptova çfarë the. Ti as që e di çfarë deshe me thanë. Unë fola për fakte siç fola këtu kur dole me atë foton dhe konkurrove me Tinka Kurtin, se PD­ja iku tani e mori Luli. Në konkurrencë me Tinkën e kam pranuar je rrotë më rrotë”.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori