Për herë të parë lagjja Taslixhe do të ketë një linjë të re të transportit urban.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.


Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se ky projekt është realizuar si pjesë e premtimeve të dhëna.

Ai theksoi se qytetarët mund të presin edhe shumë projekte të tjera që janë në plan.

“Sepse bashkë e çojmë Taslixhen dhe Prishtinën përtej! Faleminderit, Taslixhe,” shkruan kryetari, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e banorëve.