“Unë nuk kam asnjë ndjesë për të kërkuar”, ka qenë kjo përgjigjia e kryeministrit shqiptar Edi Rama mbrëmjen e sotme kur iu kërkua që të kërkonte falje në lidhje me reagimin e tij ndaj gazetares Ambrozia Meta pak ditë më parë.
I ftuar në “Opinion”, kryeministri Rama e ka cilësuar reagimin e tij ndaj gazetares Meta, tërësisht miqësor teksa ka shtuar se mënyra si u trajtua çështja është manipulimi më i madh dhe i neveritshëm që ka përjetuar.
Kam një video. Do të ju lutesha të kërkonit falje publikisht ndaj një kolegeje gazetare, Ambrozia Metën për sjelljen ndaj saj.
Edi Rama: Faleminderit që e vure këtë video sepse është një material që është ngritur një histeri e madhe. Në të shkuarën mund të kem pasur situata në të cilat kisha shumë zell për të reaguar flakë për flakë me gazetarët, prej vitesh jam në disponim dhe krejtësisht në qetësi dhe durim të plotë për të ju përgjigjur të gjitha pyetjeve.
Po çfarë ishte ai gjest?
Edi Rama: Aty janë edhe dëshmitarët. Ky është manipulimi më i madh dhe i neveritshëm që kam përjetuar në këtë botë zallamahish ku stimulohet në mënyrë të qëllimshme manipulimi i publikut. Di një gjë ama dhe këtë e kam thënë për disa media të huaja që u hodhën përpjetë dhe shkruan mbi këtë video që korrektesa do të donte që të pyeteshin dëshmitarët dhe aty ishte një gjest miqësor, tërësisht miqësor. Një përpjekje miqësore, për t’i rrahur shpatullën miqësisht ndërkohë që po largohesha miqësisht.
Po gazetarja po ju bënte pyetjen…
Edi Rama: Gazetarja bëri një konstatim të gabuar për të cilën i thashë shko shikoje në vend sepse tha që nuk po punohet në Portin e Durrësit. Unë nuk kam asnjë ndjesë për t’i kërkuar dhe në këtë rast, gazetarja e cila është prototipi i ndërprerjeve të qëllimshme jo etike të vazhdueshme, duhet të vendoset përpara opinionit të atyre kolegëve të vet që edhe ata vijnë të bëjnë pyetjet e tyre dhe nuk ia kanë borxh një gazetareje. Unë nuk kam problem me pyetjet. Kam problem me etikën e një komunikimi. Kur pyet në një konferencë duhet të dëgjosh dhe t’i lësh të tjerët të dëgjosh. Ata nuk janë aty për të bërë muhabet me mua. Jemi të dy palët për të informuar publikun. E gjitha ka qenë e qetë, gjesti im ka qenë tërësisht miqësor dhe madje përveç kësaj, edhe rrahja e shpatullave nuk u materializua dot sepse gazetarja reagoi sikur ndodhi një agresion duke stimuluar. Nuk konsiderohet shtyrje një krah që afrohet drejt teje. Unë isha aty dhe nuk isha vetëm. Askush nuk i pyeti dëshmitarët e tjerë. Nuk kam parë askënd tjetër të pyesë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'