Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media ka treguar se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Duke folur rreth këtij drafti, Rama është pyetur edhe rreth lajmeve që kanë qarkulluar për sanksione ndaj Kosovës si dhe vetë kryeministrit Albin Kurti.
Ai tha se ato janë dokumente të pakonfirmuara dhe nuk janë të rëndësishme, duke shtuar se nuk është në pyetje fati i Albin Kurtit, por i Republikës së Kosovës, shkruan Telegrafi.
“Nuk hy fare në këto sepse nuk është se kanë rëndësi të veçantë nëse janë apo jo të vërteta për sa kohë nuk janë deklarata publike, por janë dokumente që qarkullojnë të pakonfirmuara, por as të pamohuara. Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, është fati i Republikës së Kosovës si e tërë”, tha Rama.
Tutje kryeministri shqiptar u shpreh se “Unë dua vetëm suksesin e Albin Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës, por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që nuk i vjen Kosovës nga Serbia, por i vjen nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku e humbura e madhe është Kosova”.
Rama sqaroi se drafti për Asociacion është i hartuar nga ekspertë të pavarur që kanë punuar bashkërisht për të dhënë një kontribut.
“Ajo që unë kam bërë është që këtë kontribut ta kthej në një mundësi për dialogun pastaj aty e dinë vet të gjithë ata që marrin pjesë në dialog se çfarë marrin e çfarë jo. Për Kosovën është jetike që të dalë nga ky qorrsokak dhe të finalizoj procesin që i mundëson njohjen e ndërsjellë. Është një gjë shumë e madhe për tu tretur në dallgët e furtunës në gotën e katër komunave për katër kryetarë komunash që e kanë kryer misionin e tyre dhe që mund ta vazhdojnë detyrën në ndërtesa tjera pa pasur nevojë që të angazhohet një polici e tërë për të rritur në mënyrë artificiale frymën e vetëvendosjes së serbëve atje. Fakt i hidhur, por shumë i vërtetë”, u shpreh Rama.
I pyetur nga gazetarët se përse po e sulmon kryeministrin Albin Kurti, nëse ai ka vendosur kryetarët e dalë nga rezultati i zgjedhjeve që kanë njohur edhe ndërkombëtarët, Rama tha se “unë nuk e sulmoj Albin Kurtin”.
“Unë nuk e sulmoj Albin Kurtin, atë e fajëson bota e tërë demokratike dhe kjo mua më shkakton vetëm keqardhje sepse nuk shoh pse duhet të ndodhi kështu. Nuk jam as për të gjykuar e aq më pak për të sulmuar Albin Kurtin”, tha Rama. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin