LAJMI I FUNDIT:

Rama për “Die Welt”: Kemi realizuar gjëra që vendet negociuese nuk i kanë

Rama për “Die Welt”: Kemi realizuar gjëra që vendet negociuese nuk i kanë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një interviste për “Die Welt” tha se sikundër edhe KE e rekomandoi, Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE, proces për të cilin, sipas tij, vendi i ka bërë detyrat.

“Holanda, së bashku me Gjermaninë dhe Austrinë, kanë dhënë një ndihmë të madhe për ne. Të tre këto vende janë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që po na asiston në reformën në drejtësi. Ne kemi bërë diçka të cilën asnjë vend tjetër nuk e ka realizuar më parë. Ne kemi ndryshuar Kushtetutën, por jo vetëm kjo; ne kemi kaluar të gjithë gjykatësit dhe prokurorët në sitën e një procesi shumë të vështirë vetingu dhe po pastrojmë sistemin në një mënyrë që asnjë vend tjetër negociues nuk e ka bërë më parë. Kjo është bukuria dhe çudia e këtij procesi, sepse ndërsa duhet ende të hapim negociatat, kemi realizuar gjëra që vendet negociuese duhet ende t’i realizojnë.”-thekson Rama në intervistë.


Rama pohon se deri më tani procesi i integrimit ka qenë një proces asimetrik pasi, sipas tij, për vendet që u bashkuan të parat, presioni ishte më i vogël, kërkesat më të pakta dhe procesi shumë më i lehtë. E më pas, për çdo vend që u bashkua më pas, gjithmonë e më e vështirë.

Ai çmon rolin e Merkel, ndërsa thekson se “Kancelarja Anxhela Merkel është e papërsëritshme dhe ajo ka një vizion tejet të qartë rreth Ballkanit, rreth të shkuarës dhe të ardhmes së këtij rajoni”./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori