Rama pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit, presidente: U përmbyll kuadri institucional, qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin

14:"Ridvan Slivova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente e Kosovës, duke thënë se u përmbyll kuadri institucional që garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t'u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës.
Rama në një postim në Twitter uron për një punë të mbarë dhe të suksesshme për qytetarët e Kosovës.
“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t'u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”, shkruan Rama. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































