LAJMI I FUNDIT:

Rama pas takimit me Thaçin në Hagë: Lufta e UÇK-së nuk mund të rishkruhet dhe kurrsesi të futet në korniza tjera

Rama pas takimit me Thaçin në Hagë: Lufta e UÇK-së nuk mund të rishkruhet dhe kurrsesi të futet në korniza tjera

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitës që ia bëri ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në Hagë tha se ai ishte në formë shumë të mirë.

Rama po ashtu theksoi se Thaçi ishte shumë i bindur se përmes kësaj gjykate duhet të vërtetohet lufta e pastër dhe e drejtë e UÇK-së.

Ai tutje tha se takimi që zhvilloi me Thaçin ishte një çmallje e nevojshme.


Thaçi në Hagë deklarohet i pafajshëm – thotë se nuk i ka kuptuar akuzat e reja për shkak të redaktimeve të shumta
Lexo po ashtu Thaçi në Hagë deklarohet i pafajshëm – thotë se nuk i ka kuptuar akuzat e reja për shkak të redaktimeve të shumta

“Ishte një çmallje e nevojshme. Thaçin e gjeta në top formë, i bindur mbase dhe më shumë se sa përpara që të vinte këtu që kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërçipërisht përpara drejtësisë pastërtinë e plotë luftës çlirimtare dhe natyrisht pastërtitë e idealit të luftëtarëve të UÇK dhe të udhëheqësve të UÇK-së”, tha Rama.

Rama u shpreh se janë të bindur që lufta e UÇK-së nuk mund të rishkruhet dhe as nuk mund të futet në korniza tjera.

Zgjerimi i aktakuzës, Thaçi e të tjerët do të paraqiten para gjyqtarit në Hagë
Lexo po ashtu Zgjerimi i aktakuzës, Thaçi e të tjerët do të paraqiten para gjyqtarit në Hagë

“Nuk ka shumë për të thënë natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur që lufta e UÇK-së nuk mund të rishkruhet dhe as nuk mund kurrsesi të futet në korniza tjera, sepse ajo ashtë tanimë e future në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave të gjakut të dhënë dhe atë gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë demokratike dhe sovrane”, ka thënë Rama.

Ndryshe, sot në Hagë është mbajtur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.

Ish Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave që rëndojnë mbi të. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori